Turqi, komisioni zgjedhor do të ndajë rezultatet finale së shpejti

Mos i humb

 

 

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të së dielës në Turqi do të ndahen me partitë politike për disa orë, tha kreu Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK) të vendit, Sadi Guven.

“Që nga e diela, kemi ndarë 98 për qind të rezultateve zgjedhore me partitë politike. Për disa orë do të ndajmë 100 për qind”, tha Güven para gazetarëve në Ankara.

Güven tha gjithashtu se 99,91 për qind e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale janë regjistruar në sistemin e komisionit.

Duke vlerësuar gjithashtu mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Güven tha se pas finalizimit të rezultateve të zgjedhjeve, ato do të publikohen për qytetarët.

Më herët, Güven tha se me 99, 2 për qind të kutive të votimit të hapura, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,5 për qind të votave, ndërsa rivali i tij Muharrem Ince ka ngelur prapa me 30,6 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare, Aleanca Popullore e formuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) fitoi 53,6 për qind të votave, me 99,1 për qind të kutive numëruara.

Güven tha më herët se votat e panumëruara të mbetura nuk do të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit