Konsumi i energjisë elektrike i Turqisë shënoi rënie me 15,39 përqind në prill në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019, sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore e Turqisë
Konsumi i energjisë i vendit arriti në 19,14 miliardë kilovatë-orë muajin e kaluar, ndërsa prodhimi i energjisë gjithashtu ra me 16,37 për qind në 19,13 miliardë kilovatë-orë, në krahasim me prillin e vitit 2019.
Nga prodhimi i përgjithshëm i muajit prill, 47,60 përqind është gjeneruar nga hidrocentralet, ndërsa 13,79 përqind rrjedh nga qymyri i importuar dhe 7,71 përqind nga termocentralet e gazit natyror.
Pjesa e impianteve të qymyrit lokal në prodhimin e energjisë ishte 14,16 përqind. Mullinjtë e erës gjeneruan 10,33 përqind dhe 6,41 për qind të mbetura kanë ardhur nga impiantet gjeotermale, të vajit të karburantit dhe impiantet e biogazit.
Muajin e kaluar, importet e energjisë elektrike të Turqisë nga vendet fqinje u rritën me 36,07 për qind në 163,77 milionë kilovatë-orë në krahasim me 120,36 milionë kilovatë-orë në prill të vitit 2019.
Eksportet u ulën me 44,35 për qind në 163,23 milionë kilovatë-orë energji elektrike.
Sipas shifrave zyrtare, kapaciteti i përgjithshëm i energjisë së instaluar turke arriti në 91,37 gigavatë deri në fund të marsit të vitit 2020.


