Turqi, lirohet gazetari i “Die Welt” Deniz Yucel

Mos i humb

Gjykata penale në Stamboll konfirmoi aktakuzën kundër gazetarit të së përditshmes gjermane “Die Welt” Deniz Yücel dhe solli vendimin që të mbrohet në liri.

Prokuroria në Stamboll ka përfunduar hetimin në kuadër të së cilës Yücel u akuzua për “kryerje të propagandës terroriste”, ndërsa gjykata pranoi aktakuzën.

Prokuroria për Yücel kërkoi dënim me burg prej 4 deri 18 vjet për veprat penale të “kryerjes së propagandës terroriste” dhe “nxitje të popullit për urrejtje dhe armiqësi”.

Deniz Yücel, për të cilin gjykata vendosi të mbrohet në liri u arrestua më 27 shkurt 2017 për “kryerje të propagandës terroriste”, dhe që atëherë ai ka qenë në paraburgim në Silivri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit