Turqi, mbi 113,7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Mos i humb

Turqia ka administruar mbi 113,72 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 54,8 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 47,12 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 10,84 milionë doza të tilla.

Ministria konfirmoi gjithashtu 30.694 infeksione të reja dhe 181 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, si dhe 25.513 të shëruar.

Vendi ka kryer 363.536 teste të virusit gjatë ditës së kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit