Turqi, në 24 orët e fundit ndalohen rreth 1 mijë migrantë pa dokumenta

Mos i humb

Të paktën 967 migrantë pa dokumenta janë ndaluar gjatë operacioneve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që u zhvilluan gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Turqinë.

Burimi i cili foli në kushte anonimiteti, bëri të ditur se në provincën e Izmirit në Egje, gjatë 24 orëve të fundit roja bregdetare ndaloi 190 migrantë pa dokumente të cilët përpiqeshin të arrijnë në Greqi.

Ndërkohë, 18 migrantë të tjerë pa dokumente u ndaluan në Bodrum në provincën juglindore Mugla.

Poashtu edhe 95 migrantë të tjerë pa dokumente u ndaluan nga xhandarmëria dhe njësitet e sigurisë në provincat e Egjeut, përkatësisht në Aydin Didim dhe Çeshme të Izmirit.

Më vonë, 18 migrantë pa dokumente u ndaluan në një varkë druri nga roja bregdetare në Bodrum, njëri prej të cilëve ishte shtetas pakistanez, ndërsa të tjerët ishin shtetas sirianë, të gjithë të drejtuar për në Greqi.

Në provincën lindore Van u ndaluan 37 shtetas afganë, të gjithë pa dokumente.

Në qarqet verilindore të Edirnes personeli i sigurisë poashtu ndaloi migrantë gjatë patrullimeve në Bosnakoy, Yenikadin, Orhaniye, Uzunkopru, Ipsala dhe Meric.

Migrantët e ndaluar gjatë operacionit të zhvilluar gjatë 24 orëve përfshinin sirianë, algjerianë, palestinezë, marokenë, irakianë, pakistanezë, afganë, egjiptianë, libianë dhe të Bangladeshit.

Të gjithë migrantët e ndaluar u dërguan në departamentet rajonale të emigracionit.

Turqia ka qenë një rrugë kryesore për refugjatët që përpiqen të kalojnë në Europë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit