Turqi, neutralizohen tre terroristë të PKK-së

Mos i humb

 

 

Tre terroristë të PKK-së janë neutralizuar sot në provincën juglindore të Turqisë, Mardin.

Operacioni ende vazhdon, bëjnë të ditur burimet, të cilët kërkuan që të mos emërohen për shkak të kufizimeve për të folur për media.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave.

Më shumë se 1.200 persona të sigurisë turke dhe civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga korriku i vitit 2015 kur organizata rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit