Turqi, normalizohet trafiku hekurudhor pas aksidentit në Tekirdag

Mos i humb

 

 

 Normalizohet trafiku hekurudhor dhe janë riparuar një pjesë e binareve të dëmtuara në aksidentin që ndodhi në Tekirdag më 8 korrik, në të cilin humbën jetën 24 persona.

Pas riparimit të djeshëm, treni i parë Bosfor Ekspres nga Halkali në drejtim të Edirnes u nis të martën në ora 21:40 sipas kohës lokale. Treni për shkak të kujdesit uli dukshëm shpejtësinë, ndërsa po kalonte në pjesën ku kishte ndodhur aksidenti.

Dje në pjesën e njëjtë kaloi edhe treni në drejtim të Stambollit, i cili po ashtu uli shpejtësinë në pjesën ku kishte ndodhur aksidenti, dhe pastaj vazhdoi me shpejtësinë e zakonshme.

Kanë vazhduar punët për shmangien e mbetjeve të trenit të aksidentuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit