Gjithsej 5.231 pacientë janë liruar nga kujdesi mjekësor pasi janë shëruar nga virusi në 24 orët e fundit, duke e e çuar në 44.022 numrin e të shëruarve, treguan të dhënat e përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara edhe në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.
Vendi ka regjistruar 89 vdekje të tjera nga virusi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3.081.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus u rrit në 117.589, pasi 2.936 persona të tjerë janë diagnostikuar me COVID-19.
Gjithsej 43.498 teste për virusin janë kryer gjatë 24 orëve të kaluara, me çka shifra e plotë e testeve arrin në 991.613.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 3,14 milionë, me rreth 218 mijë të vdekur dhe rreth 950 mijë të shëruar.


