Turqi, operacion ndaj “strukturës së fshehtë të FETO-s në polici”

Mos i humb

 

 

Në kuadër të hetimit të kryer në Ankara ndaj “strukturës së fshehtë në polici” të organizatës terroriste FETO, 32 persona janë arrestuar nga 45 për të cilët është nxjerrë një urdhër arresti.

Sipas një deklarate nga Kryeprokuroria e Ankarasë mësohet se në kuadër të hetimit ndaj “strukturës së fshehtë në polici” është nxjerrë urdhër arresti ndaj 45 punonjësve të policisë, ku në mesin e tyre ndodhen edhe persona të larguar më parë nga puna.

Pas këtij vendimi policia ka kaluar në veprim duke kryer operacione të njëkohshme në qytetet Ankara, Izmir dhe Isparta ku janë arrestuar 32 persona të dyshuar.

Ndërkohë theksohet se vazhdojnë operacionet për arrestimin edhe të dyshuarve të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit