Turqia njoftoi sot se janë regjistruar 1.671 raste të reja me koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 1.117 të shëruar.
Duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, ministri Fahrettin Koca tha se numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 288.126.
Të dhënat e ministrisë treguan se 1.117 pacientë të tjerë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 256.524.
Ndërkohë, numri i të vdekurve u rrit në 6.951, përfshirë edhe 56 njerëz të tjerë që humbën jetën nga virusi brenda 24 orëve.
Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme u realizuan 112.213 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 8,3 milionë.
Numri i pacientëve në gjendje kritike është rritur në 1.223.


