Turqi-Saudi-Pakistan, marrëveshje trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak

Mos i humb

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan sot në Mekë një marrëveshje trepalëshe të mbrojtjes, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin ushtarak dhe koordinimin strategjik mes tre vendeve.

Marrëveshja u firmos nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan, princi i kurorës dhe kryeministri saudit Mohammed bin Salman, si dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif.

Marrëveshja parashikon që çdo sulm i armatosur ndaj njërës prej palëve nënshkruese do të konsiderohet sulm ndaj të tre shteteve.

Dokumenti synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, shkëmbimit të informacionit të inteligjencës, zhvillimit të industrisë së mbrojtjes dhe koordinimit për çështjet e sigurisë rajonale.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë vizitës së punës së presidentit Erdogan në Arabinë Saudite, ku liderët diskutuan edhe zhvillimet rajonale, përfshirë situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve islame.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit