Policia turke ka sekuestruar 308 kilogramë marijuanë në një operacion kundër narkotikëve në provincën juglindore të Diyarbakir të Turqisë, tha sot prefekti i provincës, raporton (AA).
Sende të tjera të paligjshme, përfshirë revole, u sekuestruan po ashtu në operacionin e kryer në fshatrat e rrethit Lice.
Bastisja ishte pjesë e operacionit Yildirim-7, i cili përqendrohet po ashtu në narko-terrorizëm. Ajo u nis më 26 gusht dhe synon të eleminojë plotësisht grupin terrorist PKK dhe të neutralizojë të gjithë terroristët që fshihen në rajon.
Dy trafikantë të dyshuar të drogës po ashtu u ndaluan.
Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një grup terrorist nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e gati 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
Paralelisht me këtë, 978 gram drogë, dy pistoleta dhe 109 gëzhoja u sekuestruan në operacione paralele në pesë provinca, bëri të ditur policia lokale.
Së paku 13 të dyshuar u arrestuan gjatë bastisjeve në provincat Erzurum, Ankara, Stamboll, Izmir dhe Kocaeli.
Ndërkohë, forcat e xhandarmërisë turke po ashtu sekuestruan më shumë se 47 gramë hashash pluhur, 628 rrënjë kanabisi dhe sende të tjera të paligjshme, përfshirë katër pistoleta në rrethin Borcka të provincës verilindore Artvin.
Ekipet e sigurisë gjatë aksionit po ashtu arrestuan pesë trafikantë të dyshuar të drogës.


