Turqi, të dyshuarit dhe të akuzuarit për terrorizëm do të veshin uniforma në gjykatë

Mos i humb

Të dyshuarit dhe të akuzuarit për shkelje të rendit kushtetues në Republikën e Turqisë do të mbajnë uniforma të veçanta.

Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Turqisë është shpallur masa e re ligjore, që përcakton se të dyshuarit dhe të akuzuarit për shkelje të dispozitave të Kushtetutës në gjykatë do të paraqiten me uniforma ngjyrë kafe ose gri.

Uniforma kafe do të mbajnë të akuzuarit për tentimin e dhunshëm të prishjes së rendit kushtetues dhe tentimin për përmbysje të Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Me uniforma gri në gjykatë do të paraqiten të akuzuarit për tentim të prishjes ose bllokimit të punës së Parlamentit Kombëtar, si dhe të akuzuarit për rebelim kundër Qeverisë, sulm mbi presidentin, kërcënimin e sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues.

Dispozita nuk ndërlidhet me të dyshuarit ose të akuzuarit e mitur ose shtatzënat, ndërsa uniforma nuk do të veshin as gratë e dyshuara ose akuzuara.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në korrik të këtij viti paralajmëroi se pjesëtarët e akuzuar të organizatës terroriste FETO mund të paraqiten para gjykatësit në uniforma të veçanta.

Propozimi erdhi pas debatit që shkaktoi njëri nga të akuzuarit për tentim atentati ndaj presidentit turk, Erdogan, gjatë tentativës për grusht shteti, i cili në gjykatë u paraqit me bluzë me mbishkrim “Hero”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit