Turqi, urdhër arrest ndaj 68 të dyshuarve të FETO-s

Mos i humb

 

 

Në vazhdimin e hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, Prokuroria e Turqisë ka lëshuar urdhër për arrestimin e 68 të dyshuarve.

Urdhri është lëshuar nga zyra e Prokurorit shtetëror në Ankara, ndërsa të gjithë 68 të dyshuarit janë pjesëtarë të Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë, prej të cilëve 19 ushtarë aktivë.

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke sot në mëngjes ka nisur operacione të njëkohshme në 19 provinca turke dhe ka arrestuar 19 të dyshuar.

Operacioni për arrestimin e të dyshuarve të tjerë të FETO-s është në vijim.

Organizata terroriste FETO më 15 korrik të vitit 2016 orkestroi një tentativë për grusht shteti ushtarak, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi, me ç’rast ranë dëshmorë 250 persona, ndërsa mijëra u plagosën.

Institucionet kompetente turke udhëheqin hetime gjithëpërfshirëse përmes proceseve gjyqësore kundër kësaj organizate.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit