Turqia dënon komentet e shefit të Ligës Arabe

Mos i humb

Turqia dënoi fuqishëm sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe për ngritjen e akuzave kundër operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë.

Në një deklaratë, Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, tha se sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Ahmed Aboul-Gheit bëhet partner në krimet e terroristëve dhe tradhëton botën arabe duke akuzuar Turqinë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Ligës Arabe në Kajro, Aboul-Gheit e ka përshkruar operacionin turk në lindje të Eufratit si një “invazion ushtarak”.

Aksoy tha se Liga Arabe kritikon Turqinë, në vend të organizatës terroriste e cila u përpoq të cenonte integritetin territorial të Sirisë.

Edhe shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, dënoi një deklaratë të Ligës Arabe e cila ngriti akuza kundër Turqisë.

“Unë dënoj ashpër Ligën Arabe për keqarakterizimin e operacionit antiterrorist të Turqisë në verilindje të Sirisë si një “invazion” në një deklaratë të publikuar më herët sot”, tha Altun në Twitter.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit