Turqia dënon sulmin me autobombë në Somali

Mos i humb

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Fuat Oktay) tha se Turqia është pranë vendit mik, Somalisë në luftën kundër terrorit.

Oktaj bëri një deklaratë në lidhje me sulmin me bomba në Mogadisho, kryeqytetin e Somalisë.

“Dëshirojmë rahmet nga Allahu për 2 viktimat turke dhe vëllezërit somalezë që humbën jetën në sulmin terrorist në Somali. Ne jemi pranë vendit mik dhe vëlla, Somalisë në luftën kundër terrorit”, shkroi Oktaj.

Edhe Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Alltun (Altun) publikoi një mesazh ngushëllimi për viktimat në sulmin terrorist në Somali.

“Mallkoj sulmin terrorist në Somali. Shpreh ngushëllimet për nënshtetasit tanë dhe vëllezërit somalezë që humbën jetën në sulmin e urryer dhe u uroj shërim të shpejtë atyre që mbetën të plagosur. Vendi ynë është pranë Somalisë në luftën kundër terrorit”, shkroi Alltun.

Në sulmin me autobombë në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë u vranë 80 persona, ndër të cilët 2 ishin me nënshtetësi turke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit