Turqia deportoi 4 terroristë shtetas të Francës

Mos i humb

Turqia ka deportuar katër terroristë shtetas të Francës, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë.

Nuk saktësohet se cilës organizatë terroriste u takonin luftëtarët e deportuar, por muajt e fundit theksi vihej mbi kthimin e terroristëve të DEASH-it.

Çështja e procedimit me pjesëtarët e DEASH-it dhe familjet e tyre të burgosur në Siri, përfshirë pjestarët e huaj të grupeve terroriste, u bë një çështje mjaft e kontestuar, me atë që Turqia konsideron se terroristët e huaj doemos duhet të kthehen në shtetet e tyre amë.

Ankaraja zyrtare më parë ka thënë se disa vende evropiane i kanë rezistuar përpjekjeve të saj për të kthyer anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre, por se ajo megjithatë do të vazhdojë me këtë politikë edhe në të ardhmen.

Turqia vetëm në vitin 2019 deportoi 780 luftëtarë të huaj terroristë në vendet e tyre amë, deklaroi ministri turk i Brendshëm, Süleyman Soylu, në fund të dhjetorit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit