Turqia dërgon ndihma mjekësore në Afganistan

Mos i humb

Agjencia turke e ndihmave ka dërguar ndihma mjekësore në Afganistan për të ndihmuar vendin të luftojë COVID-19.

Zyra e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Afganistan në Kabul lehtësoi procesin.

Të dy vendet kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe fetare dhe Turqia gjithmonë ka qëndruar me Afganistanin, tha zëvendësministri i Shëndetësisë i Afganistanit Abdul Kadir në një deklaratë.

Kadir falënderoi Turqinë për kontributet e saj në zhvillimin e Afganistanit.

Si pjesë e luftës kundër COVID-19, agjencia i dorëzoi Ministrisë së Shëndetësisë në Afganistan edhe grupin e dytë të ndihmave, tha Zühtü Çal, koordinatori i TIKA-s në kryeqytetin afgan Kabul.

Në muajt e fundit, TIKA ka dërguar ndihma mjekësore dhe pajisje në Afganistan.

“Turqia gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë me Afganistanin dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve”, shtoi Çal.

Turqia në këtë pandemi ka ndihmuar dhjetra vende me ndihma humanitare, duke përfshirë Italinë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe, por edhe vendet e Ballkanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit