Turqia dhe Gjeorgjia kërkojnë të rrisin sigurinë kufitare

Mos i humb

Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të rritur sigurinë e kufirit midis dy vendeve.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu dhe homologu i tij gjeorgjian, Giorgi Gakharia, u takuan në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.

Të dy ministrat poashtu diskutuan mbi luftën kundër terrorizmit, përfshirë organizatën terroriste FETO, grup që qëndron pas tentativës për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi si dhe për migrimin ilegal.

Ministri Soylu, gjatë vizitës së tij në Gjeorgji, poashtu do të takohet me kryeministrin gjeorgjian, Giorgi Kvirikashvili./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit