Turqia dhe Rusia do të vazhdojnë bisedimet për Sirinë

Mos i humb

Bisedimet ndërmjet delegacioneve turke dhe ruse për situatën në Idlib të Sirisë do të vazhdojnë të premten pasdite në Ankara (AA).

Dita e tretë e raundit të tretë të bisedimeve do të fillojë në orën 16:00 sipas kohës lokale. Pala turke do të drejtohet nga zëvendës ministri i Jashtëm, Sedat Onal, sipas burimeve diplomatike.

Delegacioni rus drejtohet nga zëvendës ministri i Jashtëm, Sergey Vershinin dhe i dërguari i posaçëm për Sirinë, Aleksandër Lavrentiev.

Gjatë dy ditëve të fundit, delegacionet u takuan në Ankara ku pala turke u kërkoi homologëve të tyre rus që menjëherë të vendosnin armëpushimin në Idlib.

Dy raundet e para të bisedimeve u mbajtën përkatësisht në Ankara dhe Moskë. Por tensionet që nga kjo kohë u përshkallëzuan në rajon.

Të enjten vonë, të paktën 33 ushtarë turq ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror nga forcat e regjimit të Asadit në zonën e deskalimit në Idlib, pak përtej kufirit jugor të Turqisë.

Ushtarët turq janë angazhuar në mbrojtje të civilëve lokalë sipas marrëveshjes të shtatorit 2018 me Rusinë, e cila ndalon aktet e agresionit në rajon.

Por më shumë se 1.300 civilë janë vrarë në sulmet e Asadit dhe forcave ruse në zonë që nga atëherë, pasi armëpushimi vazhdon të shkelet.

Sulmi i së enjtes ishte një nga sulmet e shumta që nga janari mbi trupat turke, për të cilat zyrtarët turq kanë deklaruar se sulme të tilla nuk do të kalonin pa përgjigje.

Zona e de-eskalimit aktualisht është vendstrehimi për katër milionë civilë përfshirë qindra mijëra të zhvendosur vitet e fundit nga forcat e regjimit në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.

Më shumë se 1.7 milion sirianë kanë lëvizur afër kufirit turk për shkak të sulmeve intensive.

Që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka pranuar rreth 3,7 milionë sirianë që ikën nga vendi i tyre, duke e bërë atë vendin me më shumë refugjatë në botë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit