Turqia dhe SHBA nisin patrullim të përbashkët në Munbixh

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe ushtria e SHBA-ve kanë nisur patrullimin e përkashkët në kuadër të udhërrëfyesit për Munbixhin.

Siç njofton gazetari i AA-së në rajon, strukturat ushtarake turke dhe amerikane kanë filluar patrullimin e parë në Munbixh të Sirisë.

Ndërkaq, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke folur në komisionin parlamentar të planifikimit dhe buxhetit, tha se patrullimi i përbashkët Turqi-SHBA në Munbixh ka filluar nga ora 15:53 (sipas kohës lokale).

Palët më 25 tetor përfunduan trajnimet e kryera para patrullimit të përbashkët. Ushtarët turq dhe amerikanë patrullimet i kryejnë përreth lumit Sacu, e cila ndan nga njëra- tjetra vijën e frontit të Munbixhit me Jarabulusin që ndodhet në rajonin e “Mburojës së Eufratit”.

SHBA-të dhe Turqia më 4 qershor arritën marrëveshje për tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga Munbixhi, qytet në veri të Sirisë dhe perëndim të lumit Eufrat.

Udhërrëfyesi parashesh që brenda 3 muajve të parë pas 4 qershorit të përfundojnë patrullimet e përbashkëta dhe tërheqjen e plotë të pjesëtarëve të YPG/PKK-së nga rajoni përfshirë edhe ata në qendër të qarkut. Më pas sipas marrëveshjes parashihet ristrukturimi i këshillave ushtarakë dhe civilë në qendër të qytetit.

Pala amerikane ende në fazën e fillimit të udhërrëfyesit shkaktoi vonesa duke i paraqitur si shkas arsyet teknike.

Strukturat e TSK-së që nga 18 qershori e deri më tani kanë kryer 68 patrullime të koordinuara/të pavarura./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit