Turqia do të vazhdojë punën për kthimin e refugjatëve sirianë”

Mos i humb

“Gjatë takimit u diskutua rreth luftës kundër pandemisë së COVID-19 në Siri, zhvillimet në terren, veçanërisht në Idlib dhe në lindje të Eufratit, procesi politik, situata humanitare dhe kthimi i refugjatëve”, njoftoi Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

Gjatë takimit, të tre vendet garantuese të procesit të Astanas riafirmuan angazhimin e tyre për integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë.

“Në takim, Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu nënvizoi rëndësinë që Turqia i kushton parandalimit të përhapjes së COVID-19 në Siri dhe, për këtë qëllim, domosdoshmërinë për të rritur përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare”, shtoi ministria.

Çavuşoğlu theksoi gjithashtu nevojën për vazhdimin e aktiviteteve të ndihmave humanitare drejt Sirisë përmes Turqisë.

Palët gjithashtu shprehën kënaqësinë e tyre për uljen e tensioneve në Idlib falë Protokollit Shtesë të 5 marsit 2020 të Memorandumit për Stabilizimin e Situatës në Zonën e De-eskalimit në Idlib.

Duke potencuar rëndësinë e armëpushimit në Idlib, Çavuşoğlu theksoi se një armëpushim i qëndrueshëm përbën domosdoshmëri themelore për avancimin e procesit politik.

Ndërkohë, “Çavuşoğlu shprehu shqetësimin e Turqisë për veprimet e vazhdueshme terroriste të PKK/YPG-së dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta legjitimuar atë si rezultat i dështimit për dëbimin e plotë të PKK/YPG-së nga rajonet siç parashikohet në Memorandumin e Mirëkuptimit të 22 tetorit 2019”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa palët theksuan rëndësinë e përparimit të procesit politik në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Çavuşoğlu përsëriti pritjet e Turqisë për përparim konkret në raundin e tretë të takimeve të komitetit kushtetues.

“Çavuşoğlu gjithashtu potencoi se Turqia do të vazhdojë punën e nevojshme për kthimin e refugjatëve sirianë të zhvendosur për shkak të konfliktit. Gjithashtu u theksua gatishmëria e Turqisë për të punuar me partnerët e saj të Astanas për këtë çështje”, thuhet në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit