“Turqia do të zbatojë reformat strukturore për të përmirësuar mjedisin e investimeve”

Mos i humb

Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Lütfi Elvan, tha se Turqia do të zbatojë reformat strukturore për të përmirësuar mjedisin e investimeve për sipërmarrësit vendas dhe ndërkombëtarë.

“Vlera e rrezikut në Turqi do të reduktohet përmes politikave ekonomike që do të zbatohen në një mënyrë transparente, të parashikueshme dhe të qëndrueshme”, tha ministri Elvan gjatë diskutimeve të buxhetit në parlamentin turk.

Ai gjithashtu tha se trendi i rimëkëmbjes në konsum, investime dhe eksporte do të nxisë rritjen dhe do të ndihmojë ekonominë të rritet për 0,3 për qind në vitin 2020.

Ministri Elvan shtoi se vendi do të sigurojë stabilitetin e çmimeve, do të ruajë disiplinën fiskale, do të rrisë koordinimin mes politikave monetare dhe fiskale, do të përmirësojë mjedisin e investimeve dhe do të përqendrohet në një model të të ardhurave të bazuara në prodhim, ndërsa do të gjenerojë programe të transformimit social dhe ekonomik për të zvogëluar efektet negative të pandemisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit