“Turqia e gatshme nëse Libia jep dritën e gjelbër për vendosjen e trupave”

Mos i humb

Turqia është e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm nëse qeveria e Libisë e njohur nga OKB bën një kërkesë, tha nënspresidenti i Turqisë Fuat Oktay, duke iu referuar vendosjes së ushtarëve turq në Libi.

“Nëse vllezërit tanë libianë bëjnë një kërkesë të tillë, Turqia është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme”, tha Oktay, duke folur në një takim të tregtisë dhe bashkëpunimit në Stamboll.

Më 27 nëntor, Ankaraja dhe Tripoli arritën dy memorandume të veçanta mirëkuptimi, një mbi bashkëpunimin ushtarak dhe tjetri për kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.

Pas marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se Ankaraja mund të konsiderojë dërgimin e trupave në Libi nëse qeveria e Tripolit bën një kërkesë të tillë.

Administrata e Ankarasë do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e Turqisë dhe turqve qipriotë në Mesdheun Lindor, ku tensionet janë rritur pas zbulimit të rezervave të hidrokarbureve me vlerë miliarda dollarë, shtoi ai.

Turqia, si një komb garantues për Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), aktualisht po kryen veprimtari kërkimore të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor me dy anije shpimi.

Ankaraja vazhdimisht ka kundërshtuar sondimet e njëanshme të administratës qipriote Greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se TRNC gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë.

Në vitin 1974, pas një grushti shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja u detyrua të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983, u themelua TRNC.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit