Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka njoftuar fillimin e operacioneve anti-terrorizëm “Kıran-9 Mali Xhudi” në qytetin Şırnak dhe “Kıran-10 Lugina Kazan” në qytetin Hakkari.
Operacionet “Kıran-9” dhe “Kıran-10″ ndërmerren me qëllim për të parandaluar pozicionimin dimëror të organizatës terroriste dhe neutralizim e terroristëve që janë të vendosur në rajonet përreth qyteteve Şırnak dhe Hakkari.
Në kuadër të operacionit “Kıran-9” janë angazhuar një personel prej 1.260 personash dhe një ekip operacional prej 84 forcash të cilët përbëhen nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat e operacioneve speciale të xhandarmërisë, forcat speciale policore dhe të sigurisë.
Në operacionin “Kıran-10” janë angazhuar një personel prej 730 personash dhe një ekip operacional prej 48 forcash të cilët përbëhen nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat e operacioneve speciale të xhandarmërisë, forcat speciale policore dhe të sigurisë.