Turqia fillon operacionin antiterrorist në qytetin Bitlis

Mos i humb

Komanda e xhandarmërisë së qytetit Bitlis në Turqi, filloi operacionin “Yıldırım-12 Beşyanak”, me qëllim për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës organizatën terroriste separatiste dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohen se ndodhen në rajon.

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Republikës së Turqisë, thuhet se në operacion marrin pjesë 44 njësi me gjithsej 747 forca operacionale të përbërë nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe forcat e sigurisë që janë me detyrë në komandën e xhandarmërisë së qytetit Bitlis.

Në kuadrin e operacioneve Yıldırım (1-2-3-4-5-6-7-8-9-10-11) që kanë filluar më 13 korrik për të eliminuar plotësisht të terrorizmin brenda vendit, deri më sot janë neutralizuar gjithsej 71 terroristë.

Gjithashtu në operacione janë kapur 38 bashkëpunëtorë, janë shkatërruar 141 shpella, strehimore dhe depo, si dhe janë konfiskuar armë-municione si dhe produkte ushqimore dhe jetësore të shumta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit