“Turqia fuqinë e saj e merr nga uniteti, solidariteti dhe vëllazëria”

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot ka përsëritur vendosmërinë në luftën kundër atyre që kanë si shënjestër zhvillimin e Turqisë.

“Do të vazhdojmë t’i dëshpërojmë ata që përdorin shumë metoda, nga sulmet terroriste deri te kurthet ekonomike për ta ndalur Turqinë në periudhën para nesh”, theksoi Erdogan në video mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Turqia fuqinë e saj e merr nga uniteti, solidariteti dhe vëllazëria”, tha ai.

“Muaji gusht në historinë tonë është regjistruar si muaj i fitores”, tha Erdogan, duke iu referuar në Ditën e Fitores mbi forcat greke në vitin 1922, që ka ndodhur më 30 gusht, si dhe operacionin antiterrorist të Turqisë “Mburoja e Eufratit”, që filloi po ashtu në gusht të vitit 2016 në Siri.

“Shpresoj se do të shtojmë edhe një fitore në vargun e fitoreve këtë gusht”, tha presidenti i Tuqisë.

Ai dëshiroi që festa e Kurban Bajramit të sjellë mirëqenie për popullin turk, për mbarë botën muslimane dhe për mbarë njerëzimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit