Turqia i shpreh ngushëllimet Somalisë pas përmbytjeve që përfshinë vendin

Mos i humb

Turqia i shprehu ngushëllimet e saj Somalisë për humbjet e jetëve si pasojë e përmbytjeve që përfshinë këtë vend.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruhet: “Ne jemi shumë të hidhëruar nga humbja tragjike e jetëve dhe nga dëmtimet e shumta të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha në qytetin e Beledweyne në Somali”.

“Ne ndajmë shpirtërisht dhimbjen me popullin somalez, mik dhe vëlla, lutemi për mëshirën e Allahut për viktimat dhe i shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetë”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit