Turqia kalon Francën në fushën e dronëve

Mos i humb

Turqia prej 10 vitesh ka zhvilluar kapacitetin e saj të industrisë kombëtare dhe ka kaluar përpara vendeve të tilla si Franca në fushën e dronëve të armatosur të emëruar “SIHA” (AA).

Gazeta franceze L’Opinion në artikullin e saj ka shkruar se Turqia, operacionin “Mburoja e Pranverës” e ka ndërmarrë për të parandaluar regjimin e Asadit në marrjen e Idlibit nën kontroll.

Turqia ka zhvilluar një operacion në standardet e NATO-s thuhet në artikullin ku njoftohet se “Prej një jave, ushtria turke po tregon në mënyrë të mahnitshme kapacitetet e saj në fushën e dronëve SIHA. Turqia prej 10 vitesh ka zhvilluar kapacitetin e saj të industrisë kombëtare. Turqia në këtë fushë ka kaluar vende të tilla si Franca”.

Më tej thuhet se dronët SIHA janë më të vegjël se dronët që përdor ushtria franceze, por se ato janë më efektivë dhe kanë një kosto shumë më të ulët.

Në Turqi aktualisht po prodhohen dronët SIHA me performancë më të fuqishme, theksohet në artikullin e gazetës franceze ku nënvizohet se ushtria turke falë kapaciteteve të saj në fushën e luftës elektronike ka demonstruar se mund të organizojë operacione pa mbështetjen e rusëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit