Turqia kërkon nga Gjermania ekstradimin e Adil Oksuz

Mos i humb

Një gjykatë në Turqi kërkon ekstradimin nga Gjermania të një të dyshuari të rëndësishëm për tentativën e dështuar të vitit të kaluar për grusht shteti në Turqi.

Burime nga gjyqësori i Turqisë, kanë thënë në kushte anonime se Gjykata e Katërt Penale në Ankara, ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të përpilojë një kërkesë për ekstradimin e të dyshuarit Adil Oksuz, për të cilin thuhet se ka kërkuar azil në Gjermani.

Oksuz, një profesor të cilin autoritetet turke e quajnë një figurë me ndikim brenda organizatës terroriste FETO, që organizoi puçin e dështuar në korrik të vitit 2016, akuzohet se është njëri nga ideatorët e sulmit mbi shtetin e Turqisë.

Fillimisht, ai u arrestua mëngjesin e 16 korrikut, mirëpo pas lirimit u zhduk në vend të panjohur, ndërkohë që disa gazeta raportuan se në muajin shkurt, ai është parë në qytetet gjermane Frankfurt dhe Ulm. E përditshmja “Yeni Safak”, publikoi një informacion në të cilin pohon se javën e kaluar Oksuz ka aplikuar për azil në Gjermani, më konkretisht në shtetin Baden-Wurttemberg.

Ndërkohë Ankaraja zyrtare, ka informuar autoritetet gjermane se Oksuz është njëri nga të dyshuarit kryesor për grusht shtetin e dështuar, dhe një i arratisur jashtë shtetit. Siç bëhet e ditur, pala turke është duke i kërkuar Gjermanisë të hetojë pohimet e bëra në mediat në fjalë, dhe nëse rezultojnë të vërteta të arrestojnë Oksuzin dhe ta ekstradojnë në Turqi. Megjithatë burime nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë thonë se nuk posedojnë të dhëna se Oksuz ka qëndruar në Gjermani.

Më 15 korrik të vitit të kaluar FETO kreu përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak që synonte shkatërrimin e rendit kushtetues dhe rrëzimin e autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit