Turqia kërkon nga konsulli izraelit në Stamboll të kthehet në vendin e tij

Mos i humb

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kërkoi që konsulli i Përgjithshëm i Izraelit në Stamboll, Yosef Levi Sfari të kthehet për një kohë në vendin e tij.

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, pas zhvillimeve që u përjetuan pas sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve, nga konsulli i Përgjithshëm Sfari u kërkua që të kthehet në vendin e tij për një kohë.

Dje konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Kuds pranë Palestinës, ambasadori Gürcan Türkoğlu ishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe ishte kërkuar që ai të qëndrojë për një kohë në Turqi për të zhvilluar konsultime.

Në një deklaratë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Izraelit thuhet se “Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Kuds u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe nga ai u kërkua që të kthehet për një kohë në vendin e tij për të zhvilluar konsultime”.

Në masakrën e forcave të sigurisë së Izraelit pas vendimit të SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi për në Kuds, 62 persona humbën jetën ndërsa më shumë se 3.000 persona u plagosën.

Pas kësaj Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thirri për konsultime në Turqi ambasadorin turk në Tel Aviv, Kemal Ökem dhe ambasadorin e Turqisë në SHBA Serdar Kılıç. MPJ e Turqisë po ashtu e njoftoi ambasadorin izraelit në Ankara, Eitan Naeh se do të jetë e përshtatshme që për një kohë të kthehet në vendin e tij./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit