“Turqia mbështet marrëdhënie më të mira me Gjermaninë”

Mos i humb

Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit turk, Volkan Bozkir, tha se Turqia do të ishte e kënaqur të promovojë marrëdhënie më të mira me Gjermaninë në muajt që do të vijnë.

Duke folur para takimit me ambasadorin gjerman në Turqi, Martin Erdmann, të mbajtur në Ankara, Bozkir uroi që Gjermania të formojë një qeveri të re sa më parë të jetë e mundur.

“Ne do të jemi shumë të lumtur të shohim marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin që ata duhet të jenë”, tha Bozkir.

Bozkir poashtu i kërkoi qeverisë së re gjermane të ndërmarrë hapa të nevojshme për të nxitur lidhje më të mira midis dy vendeve.

Turqia për gjatë kohë ka kritikuar partnerin e NATO-s, Gjermaninë, për mosmarrjen e masave serioze kundër organizatës terroriste PKK, e cila përdor vendin si një platformë për ngritjen e fondeve, rekrutimin dhe aktivitetet e propagandës.

Gjermania ka një komunitet turk prej 3 milionë banorësh, shumë prej të cilëve janë shtetas të Gjermanisë me origjinë turke të gjeneratës së dytë dhe të tretë, gjyshërit e të cilëve u shpërngulën në vend gjatë viteve 1960.

Ndërkaq, ambasadori Erdmann, nga ana e tij, tha se Turqia luan një rol të rëndësishëm si “një element i stabilitetit”. “Ne jemi të gatshëm të ndajmë përgjegjësinë me Turqinë dhe ne gjithashtu duam që ajo të ndajë këtë”, tha Erdmann.

Pas një bllokimi prej një muaji pas zgjedhjeve të përgjithshme të Gjermanisë, të mbajtura në shtatorin e kaluar, një qeveri e mundshme koalicioni midis CDU/CSU-së në pushtet dhe SPD-së socialiste është vendosur të kërkojë miratimin e anëtarëve të SPD-së./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit