“Turqia më shumë fonde për sistemin arsimor se Gjermania”

Mos i humb

 

 Ministri turk i Arsimit, Ismet Yılmaz, në një intervistë për Anadolu Agency tha se Turqia jep më shumë mjete për sistemin arsimor sesa Gjermania.

Yılmaz tha se kur erdhi në pushtet Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në vitin 2002, Turqia ishte vendi i fundit në mesin e vendeve të BE-së për financimin e arsimimit të saj.

“Kur filluam të udhëhiqnim vendin në vitin 2002, një mësues ishte i caktuar për 28 nxënës dhe kjo shifër tani është zvogëluar në 17 nxënës. Me këtë numër jemi më të mirë se Italia dhe Franca”, tha Yılmaz.

Yılmaz shtoi se deri tani kanë punësuar rreth 585,000 mësues dhe kanë nevojë edhe për 100,000 mësues të tjerë.

“Planifikohet punësimi i 25 mijë arsimtarëve deri në shtator të vitit 2018”, shtoi Yılmaz.

Me projektin e përmirësimit të kushteve dhe avancimit të teknologjisë, i njohur si projekti FATIH, Qeveria e Turqisë instaloi 430,000 tabela të mençura nëpër klasa.

“Qëllimi ynë është të kemi një sistem arsimor që do të përgatisë individë të lumtur, të shëndetshëm dhe paqësorë. Do t’u mësojmë atyre të duan kafshët dhe mjedisin”, shtoi Yılmaz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit