
Në renditjen 2018-2019 për universitetet më të mira në botë sipas 61 fushave të ndryshme shkencore, të përgatitur nga Laboratori kërkimor University Ranking by Academic Performance (URAP), i Institutit të Informatikës të ODTÜ, Turqia është renditur e 13-ta me përfshirjen e 36 universiteteve të saj.
Laboratori kërkimor University Ranking by Academic Performance (URAP), i Institutit të Informatikës të ODTÜ, për të tërhequr vëmendjen e pikave të forta dhe të zhvillimit të universiteteve ka kryer një listim për vitin 2018-2019 ku ka renditur universitetet më të mira në botë sipas 61 fushave të ndryshme shkencore.
Në listën e cila do të bëhet e ditur për opinionin publik nga adresa e internetit të URAP, numri i universiteteve sipas fushave varion nga 50 deri në 1000 sipas dendësive së artikujve të botuar në këtë fushë. Në renditjen e URAP janë vlerësuar performanca akademike e 5 viteve të fundit.
Theksohet se universitetet amerikane janë renditur të parat në botë në 21 fusha nga 61 që janë përfshirë në renditjen e URAP. Ndërkohë që ndiqet nga Kina e cila është renditur e para në 18 fusha, Holanda në 9 fusha, Britania e Madhe në 5, Singapori në 2, Brazili në 3 dhe Suedia, Australia, Malajzia dhe Hong Kongu të parat në një fushë.
Sipas listës, në krye të saj ndodhet Universiteti Harvard i cili nga 61 fusha është renditur i pari në 14 prej tyre. Harvard është ndjekur me 8 vende të para nga Universiteti Tsinghua i Kinës, Universiteti Amsterdam i Holandës me 4, Universiteti Geosciences i Kinës dhe Universiteti Wageningen i Holdandës me nga 3.
Ndërkohë është vërejtur se në renditjen e fushave shkencore Oxford dhe Universiteti Teknologjik Nanyang kanë pësuar për herë të parë rënie. Në 61 fushat e renditura të shkencës, vendin e parë e ndajnë 30 universitete të ndryshme nga 10 shtete.
Katër vende në krye të listës
Sipas listës të paktën një universitet nga SHBA, Britania e Madhe, Holanda dhe Australia kanë arritur të marrin pjesë në të gjitha 61 fushat, duke dëshmuar se 4 vendet kanë sistemet më të suksesshme të arsimit të lartë.
Po ashtu Belgjika dhe Zvicra kanë pasur të paktën një universitet në 60 fusha dhe Gjermania dhe Kanadaja në 59 fusha.
Turqia ka hyrë në 28 në listën e 61 fushave shkencore
Ndërkohë në renditjen e 61 fushave shkencore bëhet e ditur se në 28 prej tyre ka marrë pjesë të paktën një universitet nga Turqia. Me 36 universitetet e saj që janë përfshirë në renditje Turqia është renditur e 13-ta nga pikëpamja e numrit të universiteteve pjesëmarrëse në fushat shkencore. Gjithashtu, theksohet se vendi i 13-të është ndarë mes Turqisë, Iranit dhe Tajvanit për shkak se edhe këto vende kanë patur një pjesëmarrje me 36 universitete.
Në renditjen 2018-2019 të URAP, në listimin e fushave shkencore janë përfshirë të paktën 1.772 universitete nga 89 vende të ndryshme. Nga këto universitete 272 në SHBA, e cila është ndjekur nga Kina me 256 dhe Japonia me 109.
Fushat shkencore më të suksesshme të Turqisë
Turqia në renditjen e vitit të kaluar ka marrë pjesë në 29 prej 61 fushave. Ndërsa në listimin e këtij viti është e pranishme në 28 prej 61 fushave me 36 universitete turke. Theksohet se Inxhinieria dhe mjekësia janë fushat në të cilat janë përfshirë më shumë universitetet turke.
Në renditjen e fushës së inxhinierisë nga Turqia kanë hyrë 25 universitete ndërsa nga fusha e mjekësisë 22.
Në listimin botëror të fushave URAP 2018-2019, Universiteti ODTÜ është universiteti emri i të cilit vërehet më shumë në renditjen botërore në 17 fusha shkencore.
Universiteti ODTÜ ndiqet nga İTÜ dhe Hacettepe me nga 14 fusha, Gazi me 11, Bilkent, Koç dhe İstanbul me nga 10, Ege dhe Ankara me nga 7, Yıldız Teknik dhe Boğaziçi me nga 6 dhe universiteti Atatürk në 5 fusha.
İTÜ me rezultatin më të mirë
Po ashtu URAP në listimin e tij ka bërë edhe vlerësimin e 7 universiteteve që kanë arritur rezultatet më të mira në renditjen botërore URAP 2018-2019. Ku sipas kësaj İTÜ është listuar 124 në botë në fushën e “inxhinierisë së aviacionit dhe hapësirës” si dhe 129-ti në botë në fushën e “inxhinierisë së ndërtimit”. Gjithashtu İTÜ është listuar në mesin e 250 të parëve duke u renditur i 239 në fushën e “gjeologjisë” dhe është listuar në mesin e i 330 të parëve duke u renditur i 265-ti në fushën e “shkencave tokësore”.
Ndërkohë edhe Universiteti Hacettepe është renditur në vendin 141 në fushën e “stomatologjisë”, në fushën e arsimit i 276, në fushën e ekonomisë 287, në fushën e mjekësisë dhe shëndetësirë 286. Edhe Universiteti İstanbul ka arritur të listohet 143-ti në fushën e “stomatologjisë”.
Universiteti ODTÜ është listuar në mesin e 200 të parëve në fushën e inxhinierisë aviacionit dhe hapësinore në vedin e 195, në fushën e inxhinierisë së ndërtimit në vendin e 235, në fushën e “ekonomisë” i 245, në fushën e arsimit në vendin e 151. Universiteti Bilkent u rendit i 195-ti në fushën e “shkencës politike”, i 266-të në fushën e “nanoshkencës dhe nanomaterialeve” dhe i 299-ti në fushën e “inxhinierisë elektrike dhe elektronike”.
Ndërkohë edhe Universiteti Ege është renditur në vendin e 169 në fushën e “stomatologjisë” dhe 265 në fushën e inxhinierisë ushqimore. Universiteti Izmir Katip Çelebi hyri ndër 200 të parët duke u renditur si i 190-ti në fushën e “stomatologjisë”. Universiteti Koç u rendit i 193-ti në fushën e “shkencës politike” dhe Universiteti Gazi i 194-ti gjithashtu në fushën e “stomatologjisë”.


