Turqia mohon raportimin lidhur me takimin mbi Sirinë

Mos i humb

 

 

Turqia ka hedhur poshtë një raportim të Euronews lidhur me takimin mbi Sirinë të mbajtur gjatë fundjavës midis shefit të diplomacisë të Turqisë, Rusisë dhe atij të Iranit.

Një raport i Euronews të shtunën tha se ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, së bashku me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, dhe atë iranian, Xhevad Zarif, dënuan operacionin e përbashkët të kryer nga SHBA-të, Britania dhe Franca në përgjigje të sulmit kimik në qytetin Duma të Sirisë, gjatë muajit të kaluar.

Raportimi po ashtu citoi ministrin Çavuşoğlu të ketë thënë se një ndërhyrje e huaj mund të pengojë procesin e paqes në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, tha se raportimi “nuk është i vërtetë dhe përbën një përpjekje të thjeshtë të manipulimit”.

“Ministri Çavuşoğlu nuk ka bërë asnjë deklaratë të tillë si kjo”, theksoi Aksoy.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit