Turqia neutralizoi një terrorist të lartë të YPG/PKK-së në Irakun verior

Mos i humb

Një terrorist i lartë i YPG/PKK-së u neutralizua në Irakun verior, bënë të ditur burime turke të sigurisë

Terroristi Yahya Duman, me emrin e koduar Sabri Tori, u neutralizua në një operacion i përbashkët i Forcave të Armatosura Turke dhe Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare (MIT), theksuan burimet, të cilët kërkuan të mos emëroheshin për shkak të kufizimeve për të folur në media.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, vranë ose u kapën.

Duman u bashkua me grupin terrorist të YPG/PKK në vitin 1993 dhe organizoi disa sulme terroriste, përfshirë një sulm të vitit 2016 në një stacion policie në Mardin.

I kërkuar me njoftim të kuq nga Interpoli, ka siguruar trajnim ushtarak dhe ideologjik për grupin terrorist në Irak.

Terroristët e YPG/PKK-së shpesh kërkojnë strehim në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit turk, për të planifikuar sulme terroriste në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit