Turqia ka shprehur ngushëllime për popullin amerikan dhe familjet e viktimave që humbën jetën nga sulmi në një shkollë në shtetin e Floridës në SHBA.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se është pritur me shqetësim të madh lajmi për vdekjen e 17 personave në sulmin e djeshëm në një shkollë të mesme në qytetin Broward të Floridës dhe plagosjen e shumë personave të tjerë.
“E dënojmë ashpër sulmin, duke u shprehur ngushëllime familjes së personave që humbën jetën dhe popullit amerikan”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, të paktën 17 persona u raportuan të vdekur si pasojë e sulmit të armatosur të kryer nga ish-nxënësi Nikolaus Cruz në Shkollën e Mesme Stoneman Douglas në qytetin Broward./Rtv Islam/


