Turqia nuk e lë DEASH-in “të marrë frymë”

Mos i humb

Turqia po vazhdon luftën efektive dhe të vendosur ndaj organizatës terroriste DEASH dhe me operacionet e kryera gjatë muajit të kaluar në gjithë vendin në përgjithësi, i ka shkaktuar goditje të madhe kësaj organizate. Aktet e planifikuara nga terroristët u parandaluan me sukses nga forcat e sigurisë së Turqisë.

Lufta e Turqisë ndaj organizatës terroriste DEASH po vazhdon me vendosmëri. Forcat turke të sigurisë vazhdojnë pandalë operacionet e tyre. Këto forca me operacionet e njëkohshme gjatë muajit korrik në qytete të ndryshme duke filluar nga Stambolli, Şanlıurfa dhe Samsuni, nuk lënë pothuajse që organizata të marrë frymë.

Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari i AA-së në aktivitetet e kryera nga xhandarmëria dhe njësitë kufitare turke gjatë muajit korrik, janë ndaluar 174 të dyshuar, në mesin e të cilëve ndodhen edhe shtetas të huaj, për të cilët është gjetur se janë përgjegjës të organizatës. Në kërkimet e kryera në adresat e të dyshuarve janë konfiskuar një numër i madh dokumentesh dhe pajisjeve digjitale të organizatës.

31 pjesëtarë të organizatës të cilët kanë dalë para gjykatës, janë arrestuar, ndërkaq disa nga të dyshuarit janë dëbuar e për disa të tjerë po vazhdojnë proceset në organet gjyqësore.

Disa operacione gjatë korrikut

Në operacionet e kryera ndaj organizatës terroriste DEASH në Stamboll janë ndaluar 33 persona, 28 prej tyre shtetas të huaj.

Në operacionet ndaj organizatës në qytetet Samsun, Yalova dhe Zonguldak janë kapur 24 persona, në mesin e të cilëve ka edhe shtetas të huajt.

Nga 52 persona të ndaluar në operacionet e kryera ndaj organizatës terroriste DEASH në Şanlıurfa, Stamboll, Nevşehir, Adana dhe Elazığ, 29 janë arrestuar.

Seda D., bashkëshortja e njërit nga të ashtuquajturit përgjegjës i organizatës terroriste me emrin e koduar “Abu Omer Al Shishani” Tarkan Batıraşvili, i cili është vrarë në Irak si dhe N.U. me prejardhje nga Uzbekistani, e cila pretendohet se është pjesëtare e DEASH-it që u kap duke dashur të ikte jashtë shtetit, u arrestuan.

Në operacionet e kryera ndaj organizatës terroriste në 12 qarqe të ndryshme u ndaluan 43 të dyshuar.

Procesi gjyqësor ndaj pjesëtarëve të DEASH-it

Tre shtetas të Irakut në qytetin Kastamonu, të cilët gjykoheshin me pretendimin se janë anëtarë të organizatës terroriste DEASH, u dënuan me nga 9 vite burgim.

Në lidhje me rastin e sulmit terrorist me bombë të kryer më 19 mars të vitit 2016 në Lagjen Beyoğlu İstiklal të Stambollit ku humbën jetën 5 persona ndërsa 44 të tjerë u plagosën, kërkohet që 3 të dyshuarit të dënohen nga 6 herë me burgim të përjetshëm si dhe burgim nga 870 deri në 1.349 vite burgim për secilin për vepra të ndryshme penale. Për dy të dyshuar tjerë në lidhje me rastin kërkohet që të dënohen me nga 15 vite burgim për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.

Ndërkaq ka filluar gjykimi i 10 të dyshuarve, 7 prej tyre të arrestuar, pjesëtarë të organizatës terroriste për të cilët është ngritur padi në kuadër të operacionit të kryer në një vilë në qarkun Meram në qendër të qytetit Konya, ku vitin e kaluar u neutralizuan 5 terroristë.

Në kuadër të hetimeve ndaj organizatës terroriste DEASH në qytetin Adana, për 2 të dyshuar shtetas të Sirisë, njëri prej tyre i arrestuar, u hap padi me kërkesën që të dënohen deri në 15 vjet burgim për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.

Ndërsa në rastin e sulmit të kryer nga organizata terroriste DEASH më 28 qershor të vitit 2016 në aeroportin Ataturk ku humbën jetën 45 persona kurse 163 tjerë u plagosën, ku po gjykohen 46 të dyshuar (36 prej tyre të arrestuar kurse 4 të tjerë të arratisur), për 6 të dyshuar u kërkua të dënohen me burgim të përjetshëm nga 46 herë.

Nga ana tjetër në qytetin Kayseri vazhdon gjykimi i 10 të dyshuarve pjesëtarë të organizatës, 2 prej tyre të arrestuar, në mesin e të cilëve është edhe irakiani Abdulkhaleq Abdulqader Ali, për të cilin në rrjetet sociale ishin shpërndarë pamjet se ai kishte ekzekutuar vëllain e tij, kundërshtar të organizatës.

Ndërkaq, gjykata ka refuzuar padinë e hapur me kërkesën për ekstradim në shtetin e tij të Neil Chistopher Prakash, shtetas i Australisë, i cili u arrestua në qytetin Kilis të Turqisë me pretendimin se është drejtues i nivelit të lartë të organizatës terroriste. Në këtë rast ai është liruar ndërsa u arrestua në padinë e hapur nga Kryeprokuroria e Shtetit në Kilis për veprën penale “pjesëmarrje në organizatën terroriste”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit