Turqia: Pa përmbushjen e premtimeve, Suedia nuk anëtarësohet në NATO

Mos i humb

Turqia i rikujtoi Suedisë dhe Finlandës premtimet që kanë bërë për anëtarësimin e tyre në NATO duke thënë se është e pamundur të miratohet kërkesa e Suedisë, nëse Ankaraja nuk sheh ndërmarrjen e hapave konkrete nga ana e Stokholmit.

”Për sa i përket anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, qëndrimi i Turqisë është i qartë dhe transparent”, deklaroi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, i cili mbërriti në Ankara për një vizitë solidariteti, pas tërmeteve të 6 shkurtit.

Duke rikujtuar se terrorizmi është një nga dy kërcënimet kryesore për NATO-n, ai theksoi se Turqia pret që dy vendet nordike t’u përgjigjen shqetësimeve të Ankarasë në lidhje me luftën kundër terrorizmit.

”Që nga nënshkrimi i memorandumit trepalësh në Samitin e NATO-s në Madrid, në qershor 2022, nuk ka pasur asnjë hap të kënaqshëm të ndërmarrë nga Suedia”, theksoi ai.

“Suedia dhe Finlanda kanë dhënë premtime për anëtarësimin në NATO. Nuk është e mundur që ne t’i themi ‘po’ anëtarësimit të Suedisë në NATO pa i parë këto hapa”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se kërkesat e vendeve nordike për anëtarësim në NATO mund të vlerësohen ndaras, pasi Turqia ka një mendim më pozitiv ndaj procesit të Finlandës.

Çavusoglu përmendi edhe mekanizmin e krijuar midis vendit të tij, Suedisë dhe Finlandës dhe tha se do të ishte mirë që takimi i tretë i mekanizmit të zhvillohej në Bruksel.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit