Turqia rishikon planin e sanksioneve mbi Korenë e Veriut

Mos i humb

Sipas gazetës zyrtare të qeverisë turke, Turqia ka njoftuar një ndryshim mbi sanksionet e vendosura aktuale mbi Korenë e Veriut.

Sipas gazetës zyrtare, që është regjistrim i përditshëm i shtypur, Këshilli i Ministrave vendosi ndryshimin e sanksioneve në kuadër të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Sipas ndryshimit, transferimi i arit në dhe nga Koreja e Veriut do të ndalet në atë që mund të kontribuojë në programin bërthamor të vendit ose të shkaktojë shmangien e sanksioneve kundër vendit.

Qytetarët turq nuk do të lejohen më të blejnë minerale dhe minerale të plumbit nga Koreja e Veriut përmes avionëve dhe anijeve që mbajnë flamurin turk, pavarësisht nëse vendi i burimit është Koreja e Veriut ose jo.

Do të ndalohet shitja ose transporti i gazit natyror tek Koreja e Veriut, transporti dhe furnizimi i naftës bruto si dhe produktet e naftës të rafinuara.

Poashtu do të ndalohet shitja ose transportimi i makinerive industriale, pajisjeve të transportit, hekurit, çeliku ose metaleve të tjera, përfshirë edhe shitjen ose tranportimin e anijeve të reja ose të përdorura të mallrave tek Koreja e Veriut, me përjashtim të rasteve në të cilat ekzistojnë vendimet ekzistuese të Komisionit të Sanksioneve të OKB-së.

Gjithshtu do të ndalohet edhe furnizimi i produkteve tekstile nga Koreja e Veriut, duke përfshirë pëlhurë dhe veshje gjysëm të gatshme ose të gatshme. Megjithatë, transaksionet tregtare do të lejohen nëse kontrata është nënshkruar para datës 11 shtator 2017.

Qytetarët turq nuk do të lejohen të blejnë ose të pranojnë direkt apo indirekt produkte ushqimore dhe bujqësore, makineri, pajisje elektrike, gurë, dru dhe çdo lloj të enëve nga Koreja e Veriut, përmes avionëve dhe anijeve që mbajnë flamurin turk.

Inspektimet mund të zhvillohen në përputhje me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar në çdo strukturë dhe vendndodhje të lidhur, përfshirë portet dhe aeroportet, në rast dyshimi të arsyeshëm se një ngarkesë në ose nga Koreja e Veriut mund të përmbajë ndonjë nga produktet e të cilave është e ndaluar shitja dhe furnizimi.

Nëse ka baza të arsyeshme se një anije është e angazhuar në aktivitete të ndaluara ose të lidhura në ndonjë mënyrë me programet e raketave bërthamore apo balistike, ajo do të çregjistrohet nga flamuri i shtetit dhe poashtu do të pengohet të hyjë në portin e saj në shtëpi, me përjashtim të disa rasteve.

Poashtu do të jetë e ndaluar hapja e degëve të reja të bankave turke, filialeve ose zyrave përfaqësuese në Korenë e Veriut ndërsa ato ekzistuese do të mbyllen.

Qytetarët turq nuk do të lejohen të krijojnë më partneritet me qytetarët dhe organizatat e Koresë së Veriut.

Qytetarët e Koresë së Veriut nuk do të lejohen të punojnë në Turqi, përveç atyre me leje pune të lëshuara para datës 11 shtator 2017, kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 2375.

Së fundmi, do të vendoset ndalim udhëtimi për 40 shtetas të Koresë së Veriut, asetet e të cilëve gjithashtu do të bllokohen edhe në Turqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit