“Turqia shembull për botën lidhur me mbrojtjen dhe mikpritjen e refugjatëve”

Mos i humb

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi ka shprehur lëvdata për Turqinë “për vendosmërinë që ajo ka treguar për të mbrojtur të gjithë njerëzit në nevojë” duke theksuar se “Turqia është shembull për botën jo vetëm duke vazhduar të mbrojë miliona refugjatë, por në të njëjtën kohë duke treguar edhe se si bëhet mikpritja e tyre”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, rikujtohet vizita 3 ditore që Grandi zhvilloi në Turqi.

“Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët shpreh lëvdatat e tij për vendosmërinë që Republika e Turqisë ka treguar lidhur me sigurimin e mbrojtjes për të gjithë ata që kanë nevojë”, thuhet në deklaratë.

“Turqia ka bërë një mikpritje për 3.7 milionë sirianë dhe 330 mijë refugjatëve nga shtetet e tjera kryesisht afganë”, theksohet në deklaratën në të cilën vihet theksi se Grandi lavdëron Turqinë për vendosmërinë e saj që ka treguar për refugjatët dhe azilantët kryesisht për qasjen e tyre në arsim, shëndetësi dhe burimet e jetesës si dhe në përfshirjen e tyre në shërbimet publike.

“Turqia është shembull për botën jo vetëm duke vazhduar të mbrojë miliona refugjatë, por në të njëjtën kohë duke treguar edhe se si bëhet mikpritja e tyre”, potencoi Grandi i cili shton se qeveria dhe populli turk u kanë ofruar mundësi të rëndësishme refugjatëve që të mund të realizojnë potencialin e tyre.

Thirrje vendeve donatore që të “mbështesin Turqinë”

Grandi ka rikujtuar se refugjatëve në Turqi u janë siguruar mundësi ligjore për të punuar dhe qasje në shërbimet shëndetësore, përfshirë testimet dhe vaksinimet kundër koronavirusit të ri (COVID-19). “Edhe donatorët (vendet donatore) duhet të ndërmarrin hapa dhe duhet të ndihmojnë jo vetëm refugjatët, por edhe popullin turk i cili i ka mikpritur ata me bujari”, thekson Grandi.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se Grandi në kuadër të vizitës së tij në Turqi, u prit në takim nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Brendshëm Süleyman Soylu.

Ai pas vizitave në Ankara dhe në Şanlıurfai dje u takua me gazetarë në qytetin Gaziantep ku dhe bëri vlerësime lidhur me refugjatët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit