Turqia shkatërron 81 objektiva terroriste në operacionin “Kthetra-Shqiponja”

Mos i humb

“Përmes operacionit ‘Kthetra-Shqiponja’, u neutralizuan 81 objektiva të terroristëve që kërcënonin vendin, popullin dhe sigurinë kufitare, përfshirë bunkerë, strehimore dhe shpella. Avionët tanë janë kthyer të sigurtë në bazë”, tha ministria në një deklaratë në Twitter.

Ministria shtoi se gjatë operacionit janë përdorur maksimalisht armë dhe municione vendore, duke shtuar se ofensiva i dha goditje të rëndë terroristëve në rajon.

“Gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të operacionit, u tregua kujdes maksimal që të mbrohen jeta dhe pasuria e civilëve dhe mjedisi. Vendi ynë do ta vazhdojë me vullnet dhe vendosmëri luftën kundër terrorizmit për hir të sigurisë dhe ardhmërisë së vendit dhe popullit tonë, derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndryshe, Turqia në orët e para të ditës njoftoi nisjen e operacionit “Kthetra-Shqiponja” kundër pozicioneve terroriste në rajonet Sinjar, Kandil, Karacak, Zap, Avashin-Basyan and Hakurk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit