Turqia zbulon itinerarin e projektit Kanali i Stambollit

Mos i humb

Turqia të hënën e prezantoi rrugën “më të përshtatshme” për projektin Kanali i Stambollit (Kanal Istanbul), e cila është rrugë ujore artificiale paralele me Grykën e Bosforit, e cila do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara.

“Korridori Küçükcekmece-Sazlıdere-Durusu u zgjodh si rruga më e përshtatshme për Kanalin e Stambollit”, tha në një konferencë shtypi në Ankara ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikimit, Ahmet Arslan.

Arslan tha se gjatësia e kanalit do të jetë 45 kilometra.

Ai shtoi se rruga do të fillojë nga Liqeni i Küçükcekmeces, i cili ndodhet në mes të qarqeve të Esenyurt dhe Avcılar në anën evropiane të Stambollit.

Rruga parashihet të vazhdojë në veri duke kaluar nga Penda Sazlıdere e Stambollit dhe duke arritur në Detin e Zi nga lindja e Pendës Terkos, që ndodhet në fshatin Durusu të qarkut Çatalca të Stambollit.

Kanali do të sigurojë lehtësim për trafikun e transportit detar, veçanërisht për trafikun e tankerëve të naftës të cilët kalojnë përmes Bosforit. Ai do të ketë kapacitet prej 160 anijesh në ditë dhe është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2023.

Arslan nuk dha informacione të mëtejshme në lidhje me koston e saktë të projektit, por shtoi se do të jetë “shumë më i madh” sesa projektet e tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit