Tusk: BE është partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin

Mos i humb

 

 

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, nga 24 deri më 27 prill do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Mesazhi për miqtë tanë është i qartë: Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin”, tha Tusk përpara vizitës.

Gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë Tiranën, Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Sipas njoftimeve nga Brukseli, qëllimi kryesor i vizitës së tij është përgatitja për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet më 17 maj në Sofje, si dhe pjesëmarrja në samitin rajonal në procesin e Brdo-Brionit në Shkup.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit