
Gjykata e Apelit ka lënë të lirë sot ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardjan Iliazaj, duke vendosur si masë shtrënguese atë të detyrimit të paraqitje.
Iliazaj u arrestua pak ditë më parë, pas mega-operacionit të policisë, i akuzuar për tjetërsim të pronave në bregdet.
Gjykata e shkalles se pare kishte vendosur arrest me burg per Iliazajn dhe 18 punonjes te tjere te Hipotekes, Aluizni-t dhe ish punonjesit e ish-komunes Ishem.
Masa e sigurisë ka ndryshuar edhe për Renaldo Pasterman si dhe Albert Doden.


