Efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm nga akuzat për prodhim dhe shitje droge.
Ai u arrestua në maj të këtij viti bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në mjetin e tij u gjet 1 kilogramë kokainë.
Nimani para hetuesve, por edhe gjatë një ballafaqimi të bërë gjatë hetimeve me efektivin e policisë dhe shtetasin tjetër Luan Gaçi, ka dëshmuar se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për drogën dhe cdo gjë ishte bërë prej tij.
Në këto kushte, por edhe në mungesë të provave, Prokuroria liroi nga akuzat për drogë efektivin e RENEA-s dhe shtetasin Luan Gaçi.
“Marr njerëz kur udhëtoj pasi jam njeri human. Jam rritur jetim, dhe gjithmonë kur shoh njerez të moshuar i marr në makinë. Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh”- deklaroi ai para hetuesve.


