U arrestua nga SPAK, ish-kryebashkiaku i Lushnjës ankimon në ‘Kushtetuese’ shkarkimin nga detyra, kërkon të rimarrë postin

Mos i humb

Në datën 21 dhjetor është caktuar seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do shqyrtohet kërkesa për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

Ky i fundit u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë.

Tushe ankimoi në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin nga detyra.

Ndonëse prej muajsh tashmë, ish-kryebashkiaku i Lushnjës është në qelitë e paraburgimi i akuzuar për korrupsion, ai vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm.

Madje ai i është drejtuar dyerve të Gjykatës Kushtetuese për të rimarrë mandatin e të zgjedhurit vendor.

Kujtojmë se ai shkarkua në 6 korrik nga posti që mbante.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit