U arrestua për korrupsion, KLP pezullon nga detyra Prokurorin e Sarandës

Mos i humb

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, i akuzuar për korrupsion.

Ky vendim erdhi pasi ndaj Prokurorit është vendosur një masë sigurie “arrest me burg”, nën akuzën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

KLP sqaron se pezullimi ndaj Hasës, zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim.

Njoftimi i KLP:

KLP vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë me vendimin nr.40, datë 17.06.2021 dhe nr.44, datë 21.06.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit