U dënua me 21 vite burg për 613 kg drogë në banane, Arbër Çekaj ankimon vendimin: Jam i pafajshëm!

Mos i humb

Pasi gjykata e dënoi me 21 vite burg pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’ në Maminas ka ankimuar vendimin e dhënë.

Çekaj i ka kërkuar gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, rishikim të vendimit në fjalë, pasi pretendon pafajësi.

Më 15 shtator u zhvillua seanca në GKKO, ku para se të jepej vendimi Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e tij.

Ndonëse Çekaj u dënua me 21 vite burg, ai përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa do të vuaj një dënim prej 14 vitesh burgim.

Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite, teksa iu shkurtua në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e tij, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, ndërsa iu ul në 8 vite e 8 muaj.

Ata u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim.

Avokati Maks Haxhia pas seancës deklaroi se nuk pati asnjë provë dhe Çekaj është i pafajshëm për akuzat që i janë ngritur teksa e cilësoi procesin gjyqësor si komik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit