U dogj nga shpërthimi i pusit të naftës në Ballsh, punëtori niset drejt Tiranës në gjendje kritike

Mos i humb

Një punëtor u plagos rëndë pas shpërthimit të një tubi nafte në një kompani private në Ballsh.

Mësohet se 51-vjeçari Viktor Ballaj pësoi djegie të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

51-vjeçari u transportua fillimisht në spitalin e Fierit, por për shkak se djegiet kishin një shtrirje rreth 40% në trup, u vendos dërgimi drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 7;30 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit